Horoskopi sot:

Dashi

Gjatë fundjavës do të jetë e rëndësishme të rindizni pasionin në çift, që ndoshta kanë humbur kohët e fundit. Beqarët mund të marrin një telefonatë të papritur.

Demi

Ju pret një ditë padyshim pozitive për sa i përket punës, mund të mbështeteni te Hëna që ju favorizon. Duhet të kujdeseni më shumë për shëndetin tuaj. Pika e dobët do të jetë fyti.

Binjakët

Përpiquni të mos lejoni që puna dhe problemet financiare të hyjnë në çift. Nëse mund të jepni këshilla të mira, sigurohuni që t’ua jepni miqve tuaj. Në mbrëmje mos u lodhni shumë.

Gaforrja

Fundjava do të jetë padyshim pozitive për ndjenjat tuaja, veproni me besim. Kur bëhet fjalë për punën, ka shumë kundërshtime planetare dhe rezultatet janë të ndryshme. Përpiquni të mos ndërmerrni rreziqe të panevojshme.

Luani

Në dashuri mund të jeni paksa i tensionuar për shkak të ndonjë çështje të mbetur pezull. Çdo gjë e mbetur e papërfunduar mund të zgjidhet gjatë fundjavës.

Virgjëresha

Më në fund do të ndiheni pak më mirë dhe do të rikuperoheni. Megjithatë, për disa do të jetë një ditë vërtet stresuese në punë, që mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur.

Peshorja

Në vendin e punës vijnë ndryshime, në horizont mund të ketë një promovim. Ka situata kritike, por së shpejti do të ketë zgjidhje. Kujdes me shpenzimet e tepërta.

Akrepi

Gjatë orëve në vijim bëni kujdes që të mos nervozoheni, do të përfundoni vetëm duke shkatërruar marrëdhëni. Përdoreni këtë fundjavë për pak relaksim.

Shigjetari

Ju pret një e shtunë tranzicioni ndërsa prisni atë që do të ndodhë javën e ardhshme. Përpiquni të mos bini pre e provokimeve. Nëse mundeni, organizoni pak pushime.

Bricjapi

Ju pret një fundjavë e lodhshme, duhet të përvishni mëngët. E ardhmja juaj do të përcaktohet njëherë e përgjithmonë brenda pak ditësh. Beqarët do të kenë takime interesante.

Ujori

Kushtojini vëmendje takimeve të mundshme me të afërmit. Shmangni shpërqendrimet. Pavarësisht nëse ndiheni të zemëruar, mos krijoni diskutime kur nuk është nevoja.

Peshqit

Përfitoni nga yjet për të nisur projekte të reja. Mund t’ju duhet të punoni për të zgjidhur një problem në punë ose për t’u afruar me dikë. Mund të lindin probleme në dashuri.