EMRI-FOTO/ Zhduket ish-zv.drejtori i AKSHI-t, denoncimi bëhet nga…

Jugulajm.net
1 Min Read

Familjarët e ish-zëvendësdrejtor i përgjithshëm i AKSHI-t, Daniel Shimës, kanë denoncuar në komisariatin nr. 1 humbjen e kontakteve me të afërmin e tyre.

Lajmi konfirmohet nga burime të Komisariatit nr. 1 në Tiranë nga ku bëhet me dije se  denoncimi është bërë 3 orë më parë nga nëna e Shimës.

Përmes një njoftimi për mediat policia bëri me dije se, “më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34 vjeç”.

Policia ka nisur verifikimet, duke sekuestruar edhe kamera sigurie pranë vendeve të sinjalizuara nga familja ku mund të ketë qenë orët e fundit.

Aktualisht në komisariat po merren deklarime dhe nga persona të afërt të Shimës.

Share This Article