Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka sqaruar situatën në burgun e Peqinit, ku tre të burgosur me dënim të përjetshëm, janë përplasur deri sa ka patur edhe të shtëna me armë.

Në njoftimin e saj, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, thotë se nga konflikti mes të dënuarve kanë mbetur të plagosur dy prej tyre.

Më tej sqarohet se nuk është lënduar asnjë gardian, staf policor apo civil.

Njoftim paraprak nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve:

Per shkak te nje konflikti mes tre te denuarve me burgim te përjetshëm kane mbetur te plagosur dy prej tyre te plagosur dhe situata po menaxhohet!

Ju sqarojme që s’ka asnje gardian, staf policor dhe civil te lenduar!