Një aksident rrugor është regjistruar sot gjatë mesditës në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të Pusit te Mezinit.

Burime bëjnë me dije se një makinë tip “BMW” ka dalë nga rruga për arsye ende të paditura.

Nga aksidenti mbeti i lënduar shoferi i mjetit, i cili u transportua në spital për ndihmë mjekësore.

Siç shihet edhe në foto makina ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.