Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. A., 55 vjeç, banues në Berat, pasi u kap duke transportuar me automjet, 32 kuti me medikamente mjekësore, pa pullë fiskale, të cilat dyshohet se i ka kontrabanduar nga Greqia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.