Një 20-vjeçar nga Gjermania është kapur nga policia teksa ka tentuar të arratisej në Kakavijë. Mësohet se i riu akuzohet për vjedhje dhe ishte shpallur në kërkim nga blutë.
“Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, pas koordinimit të punës dhe informacioneve me shërbimet e DVP Tiranë, kapën dhe ndaluan në dalje të RSH-së, shtetasin gjerman të shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga DVP Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
/f.s