Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në Fier, ku një i ri u mbyt në kanali ne Pojanit.
Mësohet se viktima është 21-vjeçari Hamit Senka, banues në Roskovec, i cili raportohet se ra aksidentalisht nga ura e fshatit Pojan, teksa ishte duke peshkuar me shokët.
Trupi i të riut është ende brenda kanalit dhe pritet që të nxiret nga polumbarët.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:40, në fshatin Pojan, dyshohet se duke peshkuar, ka rënë aksidentalisht në kanal dhe është mbytur shtetasi 21 vjeç, banues në Roskovec. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për gjetjen e trupit të 21-vjeçarit.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.