Dedektivja e tradhtive Shkënda Lili e ftuar në emisionin “S’e luan topi”, ka treguar se politikanët dhe biznesmenët janë ata që tradhtojnë më shumë.
Madje ajo tregon se kërcënimet që merr në telefon janë për shkak se të gjitha gratë kanë filluar të ushtrojnë presion ndaj bashkëshortëve të tyre, duke i përmendur emrin.
Erjona Rusi: Thonë që gratë kërcënojnë bashkëshortët e tyre vetëm duke të të përmendur emrin ty.
Shënda Lili: Dhe mua kërcënimet në telefon më vijnë vetëm nga kjo gjë. Më marrin në telefon dhe më thonë shiko se ti ke bërë këtë gjë, ndërkohë që unë as nuk i di me emra dhe nuk i njoh. I thëm nëse bashkëshortja jote ka një kontratë me mua ose ti ke parë që ka lidhur me mua atëherë ke të drejtë të vish të më kërcënosh në zyrë. E kanë gjetur pikën ato, hajde se Shkënda për çdo problematikë në shtëpi, kjo e ka zbuluar.
Erjona Rusi: Kush tradhtojnë më shumë të varfrit apo të pasurit?
Shkënda Lili: Tendenca më e madhe janë këta të pasurit?
Erjona Rusi: Nëse i ndajmë kështu me grupe, artistët, politikanët apo biznesmenët?
Shkënda Lili: Këta dy të fundit.