VIDEO/ Shoferja 22-vjeçare “fluturon” me makinë te hyrja e pallatit

Jugulajm.net
1 Min Read
Një aksident i frikshëm u shënua në Durrës, për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara që po lëvizte mjeti.

Sipas policisë, një 22-vjeçare ishte në timon kur makina i doli jashtë kontrollit dhe u përplas me pemën.

Ajo sapo kishte dalë nga rrethrrotullimi në lagjen 5 te “Rruga e Dëshmorëve” në Durrës dhe më pas shkaktoi aksidentin e frikshëm.

Pas përplasjes me pemën, e reja goditi me mjet edhe një biznes në trotuar dhe u ndal te hyrja e pallatit.

Si pasojë e aksidentit, ajo mbeti e plagosur dhe ndodhet në spital, ndërsa policia po vijon hetimet.

Share This Article