Mbajtja me forcë dhe presion e një të miture në banesën e tij, i ka kushtuar shtrenjtë një 27-vjeçari në kryeqytet.
I riu nga Tirana është vënë në pranga nga policia dhe në momentin e ndalimit i është sekuestruar edhe një thikë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. Gj., 27 vjeç, pasi dyshohet se ka mbajtur në banesë, pa dëshirën e saj, një 15-vjeçare, të cilën gjithashtu dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht. Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjet një mjet prerës (thikë)”, njofton policia.