EMRAT/ Vodhën “Range Rover-in”, shpallen në kërkim 2 hajdutët

Jugulajm.net
1 Min Read

Ernis Morinaj, 36-vjeç dhe Bledi Haka 42-vjeç, banues në Tiranë janë shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se më datë 7 qershor, kanë vjedhur një makinë tip ‘Range Rover’ në aeroportin ‘Nënë Tereza’.

Sipas policisë këta dy persona, kanë vjedhur automjetin tip ‘Range Rover’, të cilin shtetasi Ç. A. e kishte parkuar në parkingun e aeroportit, dhe më pas kanë përdorur pajisje të ndryshme për bllokimin e GPS-së së automjetit.

Share This Article