LAJM I FUNDIT/ Ashensori zë poshtë dy punëtorët në pallatin në ndërtim

Jugulajm.net
1 Min Read

Dy punëtorë janë plagosur ditën e sotme në Krujë, pasi ashensori i një pallati në ndërtim i ka zënë poshtë.

Punëtorët janë zënë nga ashensori në momentin që po e montonin këtë të fundit.

Të dy ata janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Share This Article