Policia greke ka vënë në pranga një 22-vjeçare shqiptare, e cila akuzohet se la foshnjën e saj, vetëm 4-muajshe, vetëm në makinë dhe shkoi me një shoqe të bënte shopping, njofton protothema.gr.
Foshnja në makinën e parkuar jashtë dyqanit u pikas nga një kalimtar, i cili njoftoi policinë. Sipas dëshmisë së tij, foshnja kishte qenë vetëm për të paktën 40 minuta, ndërsa automjeti ishte i mbyllur dhe me dritare gjysmë të hapura.
Punonjësit e policisë së repartit Pylaia-Hortiatis lokalizuan dy shqiptaret brenda në dyqan, ku dhe u arrestuan.
Ndaj dy vajzave rëndon akuza e ekspozimit të të miturit para rrezikut.