Demokratet e Kelcyres, do te thirren ne primaret e 4 dhjetorit per te zgjedhur kandidatin e tyre i cili do te vihet perballe Klement Ndonit, ne zgjedhjet e 15 majit.

Sipas sekretarit te PD Dega Këlcyrë Alfred Meshini, Partia Demokratike, së bashku me opozitën e bashkuar, shoqërinë civile, dhe me diasporën, pas konsultimeve të shumta me strukturat, antarësinë simpatizantët do të paraqesë në PRIMARE kandidaturat e Arjan Kasaj dhe Edmond Nanos.

Te dy emrat e zgjedhur nga demokratet jane te spikatura.

Arjan Kasaj ka nje eksperience te gjate menaxheriale ne pushtetin vendor dhe administrate. Zoti Kasaj ka qene dy here ne listen e kandidateve per deputete te PD Qarku Gjirokaster ne zgjedhjet e 2013 dhe ato te 2017.

Ndersa zoti Nano eshte nje figure e njohur ne Kelcyre qe gezon respekt. PD ka ditur te zgjedhe kandidate te denje me qellimin final rikthimin ne duart e demokrateve te Bashkise Kelcyre pas 11 vitesh.