LAJM I FUNDIT/ Policia dhe SPAK aksion kundër 1 grupi kriminal, lëshohen 5 ‘urdhër-arreste’

Jugulajm.net
1 Min Read

Një operacion i Prokurorisë së Posaçme, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit është vënë në lëvizje për goditjen e një rrjeti të dyshuar për kontrabandën e emigrantëve të paligjshëm.

Raportohet se në kuadër të hetimeve janë lëshuar pesë urdhër-arreste ndaj personave që dyshohet se kanë marrë pjesë në këtë veprimtari të paligjshme.

Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi identitetin e personave ndaj të cilëve janë lëshuar urdhër-arrestet apo rolin që dyshohet se kanë pasur në këtë rrjet.

Pritet që në vijim të zbardhen më shumë të dhëna mbi operacionin dhe rezultatet e hetimeve të SPAK.

Share This Article