LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset 1 person

Jugulajm.net
1 Min Read

Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, në lagjen “Partizani” në Shkodër, ku sipas informacionit paraprak të policisë, shtetasi me iniciale P. B. dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin V. B., për motive të dobëta.

I plagosuri është transportuar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

Share This Article