Një bandë shqiptaro-rumune e trafikut të drogës që vepronte në Itali është goditur nga autoritetet italiane.
Pesë urdhër-arreste u lëshuan, nga të cilat 2 në arrest në burg dhe 3 arrest shtëpie.
Kjo bandë shiste lëndë narkotike të llojit kokainë e marijuanë me çmim 45-50 Euro për gram.
Kokaina dërgohej nga Amerika e Jugut dhe nga Shqipëria e më pas trafikohej në Itali përmes rrugëve tokësore nga Firence dhe Prato.
Lënda narkotike mbahej në shtëpi, në garazhe të marra me qira dhe në automjete të braktisura.
Gjatë aksionit, policia italiane sekuestroi 5 kg kokainë, 100 kg marijuanë dhe hashash, 676 mijë Euro cash, 2 pistoleta dhe mbi 500 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm.