Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Ura e Kardhiqit- Gjirokastër”, me 3 shtetas të dëmtuar, Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë njërin nga drejtuesin e automjeteve të përfshira në aksident, shtetasin F. K., 25 vjeç, banues në fshatin Prongji, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për drejtuesin e automjetit tjetër, shtetasin F. K., 31 vjeç, banues në Gjirokastër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.