Ka ndërruar jetë pak minuta më parë personi i pestë i përfshirë në aksidentin e 17 marsit në Tepelenë.
Mësohet se Jani Çela, 58 vjeç, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e sotme ndodhej në gjendje kome, në spitalin e Traumës në Tiranë.
Mbrëmjen e 17 marsit një aksident tragjik me pasojë vdekjen e katër personave ndodhi në Tepelenë si pasojë e përplasjes së 3 automjeteve.