Një 45-vjeçar është plagosur me sëpatë, ndërsa policia ka arrestuar autorin e dyshuar dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur mesditen e sotme në Delvinë.
I plagosuri është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe, sipas të dhënave paraprake, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar dinamikën e konfliktit dhe shkaqet që çuan në plagosjen e 45-vjeçarit, ndërsa vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.




