Vrasje e trefishte ne Memaliaj. Sapo ka ndodhur nje perleshje me arme zjarri ne qytetin e Memaliajt, ku jane perfshire disa persona.

Policia e Gjirokastres ka shkuar ne vendngjarje per te hulumtuar rrethanat e kesaj vrasjeje te trefishte.

Perleshja me arme zjarri ka ndodhur para godines se Bashkise Memaliaj.

Ende nuk dihen motivet e vrasjes se trefiishte dhe arsyet. Trupat e tre te vrareve Sh.K. G.M. dhe M.Ç ndodhen ende ne vendngjarje brenda lokalit prane bashkise.

Atentatoret kane qelluar me automatik kallashnikov dhe jane larguar ne drejtim te paditur.

Nderkohe mesohet se ne Spitalin e Gjirokastres “Omer Nishani”, eshte shoqeruar edhe nje i plagosur, qe ishte prezent ne momentin e ngjarjes.