Nje dite pas aktit te vetëvarjes se 17-vjecarit, Vehip Peçi, nxenes i Gjimnazit “SIRI SHAPLLO”, mesohen detaje nga kjo ngjarje, ku duket se ka qene e paralajmeruar nga vete i riu.
Aktin ai e ka kryer pasi eshte takuar per here te fundit me nenen dhe dy motrat, teksa mbaruan dreken e Pashkes.
U ngjit ne katin e dyte te viles ku jetonin ne mes te fshatit dhe aty ka kryer vetvarjen. Eshte gjetur nga familjaret teksa ra ne sy mungesa 1 oreshe. Aktin e tij e kishte paralajmeruar kohe me pare, duke u thene shokeve te tij te klases, se do te shtegtonte tek Zoti me dt 20, diten e Pashkes por shoket e tij asnjehere nuk e moren seriozisht.
Thuhet se kishte shkruar ne anglisht ate qe paralajmeronte, por kjo ngelet per t’u vertetuar nga Prokuroria.
Ne fshatin e tij ka pllakosur heshtja, ndersa jane hapur dyert e mortit. Kush e ka njohur thote se 17-vjecari ishte një nxenes me rezultate te mira ne shkolle, ndersa ndiqte dy kurse ate te Informatikes dhe anglishtes.
Jetonte me te ëmën dhe dy motrat e vogla perkatesisht 10 dhe 3 vjeç, ndersa i jati punon marinar ne floten tregtare te Danimarkes.
Mesohet ne fshat se i ati kur ka marre vesh ngjarjen, nga hidherimi ka tentuar vete te hidhej ne det per t’u mbytur, pasi ishte ne brigjet e Skocise ne lundrim. Familja eshte ne gjendje te mire ekonomike dhe i plotesonte çdo kusht. Ata kishin qene ne emigrim ne Greqi disa vite te shkuara.
Nje i aferm jashte kameras pranoi se Vehipi bullizohej ne shkolle, ndersa banoret thone se jane nje familje e shkelqyer dhe se kjo ishte një gjeme per ta kur askush se priste.
Nderkaq policia po heton shkaqet e kesaj ngjarjeje te rende. Jane pyetur mesuese dhe nxenes te gjimnazit “Siri Shapllo”.
Ky eshte rasti i trete adoleshenteve, qe i japin fund jetes ne Gjirokaster ne tre muajt e fundit, duke u kthyer ne nje kembane alarmi per sistemin arsimor vendor dhe mardheniet familjare.



