Arrestohet 59-vjeçari, plagosi me thikë bashkëshorten

Jugulajm.net
0 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, ku një 59-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij.

Policia thotë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë shtetasin Ll. N., 59 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij.

Kjo e fundit është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Share This Article