Aksident, përfshihen 2 makina, plagosen 3 persona

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme këtë mesdite në aksin e vjetër rrugor “Mamurras–Thumanë”, pranë Urës së Drojes, ku tre persona kanë mbetur të plagosur.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, njëra me shtetas ukrainas.

Dy të rinj të plagosur janë dërguar në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë, ndërsa një grua që udhëtonte me shtetasin e huaj ndodhet jashtë rrezikut.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Share This Article