Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin O. C., 37 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se, nën efektin e alkoolit, ka thyer xhamin e një lokali të marr me qira, nga vëllai i tij, shtetasi E. C..
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




