Nën moton “Revoltohu motër”, aktivistet, gra dhe vajza në Shqipëri, në këtë 8 Mars nuk zgjodhën festën, por protestën.
Shifrat e dhunës ndaj grave dhe vajzave edhe këtë vit janë alarmante, ndaj edhe në Ditën Ndërkombëtare të Gruas aktivistet kërkuan më shumë të drejta.
Edhe plaga e diskriminimit gjinor u artikulua në këtë tubim.
8 Marsi edhe këtë vit tregoi se ende shoqëria shqiptare është e ndarë mes festës dhe protestës.
Dita Ndërkombëtare e Gruas daton që nga fillimi i shekullit të 20-të, kur në të gjithë botën kërkohet reflektim dhe më shumë të drejta për gratë.




