Ura me harqe e ndërtuar mbi lumin “Gjanica” në qytetin e Fier është shndërruar prej vitesh në vendin e të dashuruarve.
Për një dashuri të përjetshme, çifte në Fier apo të ardhur nga qytete të tjera vendosin në mënyrë simbolike “drynet e dashurisë” në këtë urë.
Nuk dihet me saktësi se kur ka filluar tradita e këtij riti, por kushdo që kalon në këtë urë në të dy anët e parmakëve i tërhiqet vëmendja nga dhjetra dryne të vendosura te kabujt e celiktë që ndodhen parmakëve metalike të urës.
Ura me harqe mbi lumin Gjanica në Fier, është ndërtuar në 2018.
Ashtu si në Fier, riti i mbylljes së ‘drynit të dëshirave’ në urat kryesore të qyteteve, ku çelësi hidhet larg në lumë është një traditë që prej vitesh po përhapet në të gjithë Botën duke simbolizuar lumturinë dhe dashurinë e pathyeshme.