Himarë, gomonia del jashtë kontrollit në plazh, plagoset drejtuesi

Jugulajm.net
0 Min Read

Një incident është regjistruar këtë të premte në plazhin e Llamanit në Himarë.

Një gomone ka dalë jashtë kontrollit pasi piloti ka rënë në ujë gjatë lëvizjes.

Sipas informacioneve paraprake, mjetit i janë bllokuar gazi dhe timoni, ndërsa Policia Kufitare ka ndërhyrë duke arritur ta ndalojë gomonen që po lëvizte pa drejtues në drejtim të detit të hapur.

Drejtuesi ka mbetur i lënduar në këmbë.

Share This Article