Greqi/ Prangosen dy shqiptarë, i’u gjetën në banesë kokainë dhe armë

Jugulajm.net
1 Min Read

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga Policia në Selanik, pasi akuzohen për shpërndarje droge.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre, punonjësit e Policisë kanë zbuluar dhe sekuestruar 2 kilogram e 960 gram marijuanë, mbi 517 gram kokainë, 51.8 gram marijuanë të përpunuar, 4 peshore, 1 pistoletë e klasifikuar si armë muzeale e demilitarizuar me 25 fishekë.

Arma ishte vjedhur nga dy shqiptarët në një rezidencë në vitin 2015 në Selanik. Gjithashtu u sekuestruan dhe 6 celularë,1 automjet dhe 1330 euro.

Share This Article