14-vjeçari bie nga kati i 5-të i pallatit

Jugulajm.net
0 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbremje në një zonë në Tiranë, konkretisht në lagjen Yzberisht.

Bëhet e ditur se një adoleshent është rrëzuar nga banesa ku jetonte.

14-vjeçari ka rënë nga kati i 5 i pallatit, ndërkohë që shkaqet ende nuk dihen.

Adoleshenti është dërguar me urgjencë në spital, në gjendje të rëndë.

Share This Article