Sot pritet të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin shqiptar, duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra, më të dukshme në disa qarqe.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e disa qarqe.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në orët e mëngjesit dhe të mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 24°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 5 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.