Policia e Lushnjë ka dhënë detaje e për ngjarjen e ndodhur pasditen e sotme në Lushnje.

Një 60-vjeçare e identifikuar si Bajam Seneja është qëlluar me armë zjarri në fshatin Ballagat, ndërsa janë të paqarta rrethanat e ngjarjes.

Ajo është transportuar për në spitak dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes.