Eralda Spahillari është 19-vjeçarja shqiptare që humbi jetën tragjikisht në Itali. E reja, jetonte me të fejuarin në Itali dhe mbeti e vdekur pas një aksidenti të rëndë. Shqiptarja studionte për estetikë dhe kishte shumë dëshirë të ktheheshe në Shqipëri.

Ishte një vajzë e fortë dhe shumë bujare”, thotë Amelia për mediat italiane, shoqe klase me shqiptaren. Mëngjesin e ditës së djeshme ajo vendosi një buqetë me lule në vendin e aksidentit.

Ndër të tjera ajo thotë:

Dua ta bëj këtë homazh për ta kujtuar atë. Shpresoj që të shkoj në spital t’i them mirupafshim të fejuarit të saj. Me atë ajo ëndërronte që të krijonte një të ardhme.

Sa i përket dy personave të tjerë në makinë deri më tani është bërë i ditur emri i 17-vjeçares Barbara Brotto që ndërroi jetë, ndërsa emri i djalit tjetër të plagosur nuk është bërë ende publik.