Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u ka kërkuar falje familjarëve të e 57 viktimave në tragjedinë më të rëndë me trena në Greqi, teksa mijëra protestues u mblodhën në Athinë dhe u përleshën me policinë.
“Si kryeministër, ua kam borxh të gjithëve, veçmas familjarëve të viktimave që t’iu kërkoj falje”, tha kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.
“Për Greqinë e vitit 2023, dy trena që udhëtojnë në drejtime të ndryshme nuk mund të lëvizin në shinë të njëjtë dhe askush të mos e vërejë”, shkroi ai në fb.