Ditën e sotme u përcollën në banesën e fundit Klaudia Leta, një nga viktimat e aksidentit tragjik të shënuar në Larisa.
Një turmë njerëzish shkuan sot në Agios Dimitrios në Larisa, për të marrë pjesë në varrimin e 21-vjeçares Klaudia, e cila u vra në moshën 21-vjeçare, në aksidentin e trenit në Tempi.
Në ceremoninë mortore morën pjesë dhe trupa ushtarak, në nderim të viktimës Klaudia, e cila ishte studente e Mjekësisë Ushtarake.
Klaudia kishte kaluar tre ditë në Patra dhe mori trenin për t’u kthyer në Selanik, ku studionte. Ironia tragjike është që prindërit i kishin kërkuar që të ndalonte një natë atje, por ajo nuk kishte pranuar duke thënë se duhet të kthehej që të studionte.