Ish-zyrtarja Alda Klosi do të dalë këtë të hënë në Apel ku do të kërkojë një masë më të butë sigurie.
Klosi është dënuar me arrest me burg, ndërsa gjyqtarja e cila do të shqyrtojë çështjen e ankimit është Irena Brahimi.
Sipas avokatit ajo kërkon lirinë në Apel me argumentin se ka 2 fëmijë të mitur edhe nënën e saj të verbër për t’u kujdesur për ta.
Izh-zyrtarja akuzohet për veprën penale të pastrimit të parave dhe produkteve të veprës penale.
Alda Klosi është pronarja e banesës, në të cilën sanitarja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi grabitën një shumë rreth 120 mijë euro.
Vjedhja në banesën e ish-zyrtares së lartë ndodhi më 15 dhjetor të vitit 2022.
Pas raportimin në polici të vjedhjes dhe kontrolleve të kryera në banesën e nënë e bir, u gjetën rreth 405 mijë euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat dyshohet gjithashtu se janë vjedhur nga pastruesja Rozeta Dobi.