Rama niset për në Samitin e NATO-s, do takohet me Presidentin e…

Jugulajm.net
1 Min Read

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama si dhe delegacioni shqiptar do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, që zhvillohet në Ankara, me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve, bashkëshorteve dhe qeverive të vendeve aleate.

Gjatë zhvillimit të Samitit, Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, si dhe do të marrë pjesë në sesionin e punimeve me liderët shteteve aleate.

Të nesërmen në Ankara, Kryeministri Rama do të zhvillojë gjithashtu një takim dypalësh me Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Share This Article