Aksident,16-vjeçari humb kontrollin e motorit, dërgohet urgjentisht drejt Traumës

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme, ku një 16-vjeçar ka mbetur i dëmtuar. Ngjarja ka ndodhur në aksin dytësor “Balldre-Rraboshtë” në fshatin Balldre të Lezhës.

I mituri, teksa drejtonte një ciklomotor dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin.

Si pasojë e aksidentit, 16-vjeçari është dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Share This Article