Ish-ministrja Krifca në SPAK, hetimi për abuzimin me fondet e IPARD

Jugulajm.net
1 Min Read

Ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka dëshmuar ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Krifca ka dëshmuar për disa orë në lidhje me abuzimet me fondet e IPARD, dosje e cila po hetothet nga prokurori Klodjan Braho.

Ish-ministrja është pyetur si person nën hetim në lidhje me dosjen për abuzimet me fondet e IPARD.

Procedimi nisi pas kallëzimit të Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), e cila evidentoi shkelje në administrimin e fondeve të destinuara për sektorin bujqësor në Shqipëri.

Si pasojë e rekomandimeve të OLAF, Bashkimi Evropian vendosi të ndërpresë financimin përmes programit IPARD 3, duke bllokuar qindra miliona euro që ishin planifikuar si mbështetje për fermerët shqiptarë.

Share This Article