Kryedemokrati Berisha: Jemi kundër masave të ndërmarra nga Rama për të shuar protestat

Jugulajm.net
1 Min Read

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se në kushtet që ndodhemi nuk mund të ketë zhvillim normal të seancave parlamentare.

Berisha është shprehur kundër masave të ndërmarra nga Edi Rama për të shuar protestat duke i cilësuar si mesjetare. Por, ai shprehet i bindur se Edi Rama do të dështojë me planin e tij.

Berisha ka deleguar kryetarin dhe nënkryetarin e grupit parlamentar për t’u marrë me çështjen e protestës. Kryetari i PD-së thekson se do të mbrojë me të gjitha masat studentët dhe revoltën e tyre.

“Nuk mund të ketë parlament në këto kushte. Kryetari dhe nënkryetari i grupit janë paraqitur sot për të bërë një deklaratë në komision. Jemi në mbështetje të përditshme të revoltës, në mbështetje dhe mbrojtje të studentëve. Rama ndërmori një agresion mesjetar, primitiv. Por do të dështojë dhe e sigurt që do të dështojë.”, u shpreh Berisha.

Share This Article