Hakerat kanë publikuar të gjitha të dhënat personale të Drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, por edhe Oljan Kanushit, nëndrejtorit të ri të SHISH.
Veç pasaportës, hakerat kanë publikuar hyrje-daljet e kreut të Policisë së Shtetit, përfshirë dhe fluturimet, disa me charter.
Pas kryeministrit Edi Rama, Gledis Nanos dhe Helidon Bendos, Rrumbullaku është zyrtari i tjetër i lartë i shtetit që hakerat i nxjerrin të dhënat personale.