Nje i ri 27 vjeçar, banues ne Gjirokaster eshte prangosur ne flagrance nga uniformat blu, pasi ecte me makine ne menyre te parregullt dhe nuk i’u bind policise.
Njoftimi i policise:
Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasin E. K., 27 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për t’u shoqëruar në ambientet e DVP Gjirokastër.