Një nga mënyrat më të mira për të lehtësuar lodhjen e syve është kufizimi i kohës në ekran. Sidoqoftë, kjo nuk është e realizueshme për të gjithë. Ja disa strategji që ndihmojmë.
Rregulli 20-20-20: Çdo 20 minuta, shihni diçka 20 metra larg për 20 sekonda. Kjo u jep syve një moment për t’u çlodhur dhe ripërshtatur.
Pulisni sytë: Pulitja e syve është e rëndësishme për lubrifikimin e syve.
Ulni ndriçimin e ekranit
Rregulloni monitorin: Vendoseni ekranin rreth 60 cm larg fytyrës. Pjesa e sipërme e ekranit duhet të jetë pak nën nivelin e syve.
Përdorni syze para kompjuterit: Disa opsione përfshijnë syze me xhama antirefleks dhe lente posaçërisht për ekranet e kompjuterave.
Përdorni pika me lot artificialë për sy: Pikat lubrifikuese të syve mund të ndihmojnë në rikthimin e lagështisë në sy. Këshillohuni paraprakisht me mjekun.