Në lidhje me grupet e huaja që shpërndajnë drogë në vendin tonë, eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur për “Top Talk”, duke paralajmëruar se mund të ketë përplasje mes grupeve shqiptare dhe të huajve.

Nga ana e Drejtorisë së Policisë së Shtetit, para dy ditësh u bë një analizë dhe u përmendën këto raste. Duhet të jenë vigjilentë, sidomos policia kufitare, oficerët duhet të jenë më të vëmendshëm se ku janë më të grupuar më shumë turistë dhe kush janë personat që bëjnë shkojnë dhe bëjnë shpërndarjen.

Analiza ka nxjerrë në pah problematikën që furnitorët e huaj mund të përplasen me furnitorët vendas dhe mund të sjellë përplasje me armë zjarri, duke pasur në humbje jetësh. Kjo sepse vendasit, e dinë që është territori i tyre, dhe në momentin që vjen dhe shpërndan një i huaj,  do sjellë përplasje dhe humbje jete”, u shpreh Karamuço për “Top Talk”.