FOTO/ Balluku vazhdon avazin, publikon sa harxhon lavatriçja dhe frigoriferi

Jugulajm.net
1 Min Read

Ministrja e Energjetikes, Belinda Balluku, nuk heq dore nga avazi i saj tashme i kthyer ne “trend”, ku u tregon njerezve se cila makineri elektrike harxhon më shumë.

Siç duket Balluku i konsideron shqiptaret se jane “tabu larasa” nga konceptimi i elektricitetit.

Keshtu, ne një postim në faqen e saj facebook Balluku ka shpërndarë një foto ku përcaktohen se cilat aktivitete shtëpiake nuk shpezojnë shumë energji.

Postimi i Plotë nga Balluku:

Çfarë aktivitetesh shtëpiake mbulojnë 800kwh? Lexoni tabelën dhe krahasoni konsumin tuaj mujor. Kursimi është ajo çka të gjithë duhet të bëjmë në këtë moment të vështirë të krizës energjetike në mbarë botën. Kursejmë që të kemi!

Kujtojmë se ditën e djeshme, Enti Rregullator i Energjisë mori vendimin se, nga 1 tetori konsumatorët që harxhojnë më shumë se 800 kWh do të paguajnë 42 lekë/kWh.

Share This Article