Radio Saranda fitoi nje çmim special ne “Festivalin Mbarëkombëtarë i Radiostacioneve”, qe u zhvillua sot ne mbremje ne qytetin e mrekullueshem te Gjakoves ne Kosove.

Çmimi u dorezua nga drejtori i radio Gjakova, Skender Gola dhe u terhoq nga administratori i Radio Saranda, Viktor Avdiaj .

Ky eshte edicioni i 15 i ketij festivali mbarekombetar per radiot shqiptare.

Radio Saranda u prezantua ne event me nje spot audio promovues per vlerat kulturore e turistike te qytetit te Sarandes.