Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët, ku sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri ka nisur nga një kondicioner në katin e parë, i cili ka marrë flakë, ndërsa më pas zjarri është përhapur me shpejtësi edhe në katin e dytë të banesës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fier-Shegan.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit dhe për zbardhjen e shkaqeve të incidentit.




