Albano Velo është agresori që dyshohet se vrau me armë zjarri biznesmenin, Edmond Papa, në mes të një lokali te “Komuna e Parisit” në Tiranë, më 16 dhjetor.
30 vjeçari nga Kelcyra u arrestua sot nga policia, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori A. B., 44 vjeç, banues në Tiranë.
Velo dyshohet se është organizatori i vrasjes.
Burimet bejne me dije se Velo ka mohuar autorësinë e vrasjes para uniformave blu.
Si u ekzekutua Edmond Papa
Papa u ekzekutua mbrëmjen e 16 dhjetorit në hyrje të një lokali në rrugën “Fadil Bodinaku“ Tiranë. Ai sapo ishte ulur në lokal kur u qëllua me 9 plumba nga një person i maskuar. Edhe pse 49 vjeçari u dërgua në Spitalin e Traumës, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.