EMRAT-FOTOT/ Ja kush janë 5 kandidatët në garë për Prokuror të Përgjithshëm…

Jugulajm.net
1 Min Read

LP ka bërë publik emrat e pesë kandidatëve zyrtarë në garë për Prokurorin e Përgjithshëm, pasi ka përfunduar afati i aplikimeve.

Sipas listës së dorëzuar në përfundim të procedurës së aplikimit, kandidatët që synojnë drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme janë: Adnan Xholi, Arta Marku, Fatjona Memçaj, Rovena Zoto dhe Ylli Pjeternikaj.

Pas mbylljes së fazës së aplikimeve, kandidatët do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit dhe vlerësimit, sipas kritereve të përcaktuara për këtë funksion të lartë në sistemin e drejtësisë.

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme zgjidhet për një mandat të përcaktuar dhe ka përgjegjësinë për drejtimin dhe koordinimin e punës së prokurorive në vend.

Procesi i përzgjedhjes pritet të vijojë me fazat e tjera të parashikuara në procedurë.

Share This Article