2 turistë gjermanë lëshojnë sinjal ”SOS” nga mali i Çikës, nisin kërkimet

Jugulajm.net
1 Min Read

Dy turistë gjermanë kanë lëshuar sinjalin SOS, pasi kanë mbetur të bllokuar në malin e Çikës.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se ata kanë humbur orientimin gjatë ecjes në terrenin e vështirë malor, ndërsa njëri prej tyre mund të jetë dëmtuar ose të ketë pësuar probleme shëndetësore.

Menjëherë pas marrjes së sinjalit është organizuar operacioni i kërkim-shpëtimit.

Drejt zonës janë nisur efektivët e forcës speciale Delta Force, shërbimet e Policisë së Vlorës, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, për t’u ardhur në ndihmë dy turistëve.

Share This Article